Një qytetar nga komuna e Fushë-Kosovës ka hedhur akuza në drejtim të Policisë së Kosovë se ja kanë rrahur djalin e tij 14 vjeçar.
Refik Hyseni tha se djali i tij, Asdren Hyseni u rrah për shkak të mos-vendosjes së maskës dhe përfundoi në spital, shkruan Reporteri.net.
“Kjo si pasojë e një polici të Kosovës. Arsyeja se nuk e ka vendos maskën, e shoqëron në stacion të policisë në Fushë-Kosovë dhe ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj Asdren Hysenit 14 vjeçar, tani i shtrirë në Spitalin e Pediatrisë në Prishtinë”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se nga vendosja e masave anti-covid, nuk është hera e parë kur policia përplaset me qytetarët.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me IKSHPK e patën bërë obligative vendosjen e maskës për qytetarët, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit COVID-19.
Bartja e maskës, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metrave dhe higjiena personale janë tri nga mënyrat më efikase për mbrojtje nga COVID-19, për të cilat edhe kërkohet përgjegjësi nga qytetarët.