Policia e Kosovës po vazhdon realizimin e detyrave dhe përgjegjësive policore në nivel vendi.
Pjesëtarët e Policisë e saj edhe sonte kanë dalë në terren me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe zbatimit të masave që kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit publik.
“Qëllimi primar i Policisë së Kosovës është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike si dhe respektimi i masave anti-COVID në të gjitha rajonet e Kosovës, në interes të shëndetit publik, si dhe ndëshkimi i atyre që bien në kundërshtim me këto masa”.