yrtarë të shumtë policorë janë parë sonte në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë duke gjobitur pronarët e kafeterive për shkak se nuk i kanë respektuar masat antiCOVID,
Sinjalizuesit kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku kanë thënë se pronarët e lokaleve janë shprehur të revoltuar për gjobat e shqiptuara ndaj tyre.
Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës por që të njëjtit kanë thënë se vetëm kanë kryer punën e tyre konform vendimeve të Qeverisë.