Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të arrestuar një të dyshuar për vjedhje të rëndë në Pejë. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Armend Kadriaj,
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë të ditur se ai po kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Personi i dyshuar është:
• ARMEND (FLORIM) KADRIJAJ i lindur me 23.05.1989, në Vitomiricë- Pejë.
• I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:
• Vjedhje e Rëndë
I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.