Në afërsi të Manastirit të Banjskës janë gjetur mjete ushtarake dhe pesë zolla. Por ajo qe është shqetësuese është fajti policia nuk e ka të sak se a i përkasin ngjarjeve që ndodhën në shtator të vitit 2023 apo janë të fresketa me të cilat ishte duke u planifikuar ndonje sul i ri nga grupet kriminale Serbe kundër policisë së Kosovës në atë pjesë.
TelegramiSot merr vesh nga burime e veta se në atë pjesë kishte mobilizim të policisë së Kosovës, për ndonje sulm eventual të ri gjatë fundit të muajit shkurt dhe fillimit të muajit marsë të këtij viti.
Lajmin për gjetjen e zollave e ka konfirmuar Veton Elshani nga policia e Mitrovicës së Veriut.
“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha Elshani, për media.
Kurse Sipas burimeve të Expressit deri te gjetja e këtij armatimi ka ardhë pasi “Prifti e ka thirrë policinë dhe ka raportuar se në njërën prej objekteve përreth ka parë thes me armë (zolla), që dyshohet se i takojnë periudhës së shtatorit”.