Posta e Kosovës ka njoftuar se është rrethuar nga ana e Policia e Kosovës brenda dhe jashtë saj.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Posta ka bërë me dije se derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Perkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës Policia janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës.
“Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Perkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhë policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë”, thuhet në komunikatën e Postës.
Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelanin për të marrë informacione rreth arsyes pse është rrethuar Posta, por ai nuk ka dhënë detaje.
“Policia e Kosovës, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saja ligjore, ofron siguri dhe asistencë policore, ndaj të gjithë qytetarëve, pronave publike dhe atyre private”, ka thënë Kelani.