Policia e Kosovës e ka konfirmuar vetëvrasjen e një 22-vjeçari në Istog, për të cilën raportoi Sinjali.
Nga Policia e Kosovës thanë për Sinjalin se ende s’dihen arsyet që çuan të riun drejt vetëvrasjes.
“Është gjetur një person pa shenja jete rreth orës 11:35. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar patrulla policore dhe po ashtu mjeku ligjor që e ka konstatuar vdekjen. Ende nuk dihet arsyeja që e çoi drejt vetëvrasjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë.