Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është arrestuar para shtëpisë së Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ku i njëjti dyshohet për ‘nxitje përqarje ose mosdurim ndërkombëtar’, shkruan Gazeta Metro.
Përmes raportit 24 orësh, bëhet e ditur që i dyshuari nën ndikimin e alkoolit kishte shfaqur shenja të urrejtjes.
Me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull K pasi i njëjti dyshohet se nën ndikimin e alkoolit kishte shfaqur shenja të urrejtjes dhe ka provokuar në mënyra të ndryshme. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.