Policia ka njoftuar se mbrëmjen e së martës ka konfiskuar një armë e gjatë e llojit AK 47 dhe 14 fishekë.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se arma është gjetur në shtëpinë e të dyshuarit, në fshatin Kqiq të Mitrovicës.
“Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Kqiq të Mitrovicës, me ç’ rast në shtëpinë e të dyshuarit A. Sh., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur dhe është sekuestruar një armë e gjatë AK 47 dhe 14 fishekë”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Arma dhe municioni i sekuestruar, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.