Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi një shpërthim që ka ndodhur mbrëmë në Zubin Potok. Sipas policisë, është raportuar se në një objekt privat ndërtimi persona ende të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes dhe si pasojë e shpërthimit është shkaktuar zjarr, përcjell Gazeta Express.
Policia ka nisur hetimet.
“Zubin Potok / 02.10.2024 – 23:35. Është raportuar se në një objekt privat ndërtimi persona ende të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes dhe si pasojë e shpërthimit është shkaktuar zjarr. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes po ashtu dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.