Policia e Kosovës ka nisur një aksion nëpër disa vendbanime në komunat e Pejës, Klinës dhe Istogut.
Telegramisot merr vesh se aksioni i sotëm është i ngjashëm me atë që është zhvilluar në Dragash për mbylljen e komunave paralele serbe.
Edhe mediumi në gjuhën serbe “Radio Kim” ka raportuar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në oborrin e komunës paralele të Istogut në fshatin Osojan.
Sipas këtij mediumi, policia ka shkuar gjithashtu edhe në zyrën postare dhe në ambulantën e këtij fshati.
*Fotografia e përdorur në lajm është marrë nga “Radio Kim”.