Policia në Belgjikë ka qëlluar një grua në qytetin Ghent pasi ajo qëlloi me thikë dy persona.
Incidenti ndodhi rreth një orë pasi një ‘terrorist’ me thikë u qëllua për vdekje nga policia në Londër.
Sipas policisë belge, gruaja sulmoi dy persona me thikë në rrugët e qendrës në Ghent. Njërën nga viktimat raportohet ta ketë goditur në stomak.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe gjendja e tyre nuk besohet të jetë serioze.