• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Policia e shkatërron grupin e trafikut ndërkombëtar të kokainës, i arreston 5 shqiptarë

22/01/2025 - 06:30:25
Policia e shkatërron grupin e trafikut ndërkombëtar të kokainës, i arreston 5 shqiptarë

Policia e Shqipërisë u angazhua në megaoperacionin ndërkombëtar “ICARO.AL”, i iniciuar nga autoritetet italiane kundër një grupi kriminal që trafikonte Kokainë me automjete nga Amerika e Jugut për ta shitur në Itali dhe në shtete të Europës Qendrore.

Deri tani, në kuadër të këtij megaoperacioni janë vënë në pranga 12 shtetas dhe po hetohen 8 të tjerë ku 5 shtetas shqiptarë janë arrestuar në vendin tonë si pjestarë të këtij grupi, me qëllim ekstradimin, transmeton klankosova.tv.

Lexo më shumë

Zafir Berisha i ndanë rrugët me Fatmir Limajn, largohet nga Nisma

Zafir Berisha i ndanë rrugët me Fatmir Limajn, largohet nga Nisma

June 9, 2025
1
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu që e arrestoi në kufi

June 9, 2025
5

Në kuadër të megaoperacionit “ICARO.AL”, Strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, ato të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Tiranë, si dhe Guardia di Finanza, në bashkëpunim me SPAK-un, vunë në pranga shtetasit:

Igli Dervishi, 30 vjeç, banues në Elbasan;

Shkëlqim Pashja, 44 vjeç, banues në Elbasan;

Ervin Dema, 40 vjeç, banues në Elbasan;

Edmond Zhuja, 41 vjeç, banues në Shkodër;

Genti Berisha, 28 vjeç, banues në Tiranë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Më tej, euronews.al, shkruan se si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e Policisë shqiptare, dhe shkëmbimit të tij me homologët spanjollë, u vu në pranga në Spanjë shtetasi shqiptar me precedent penal, Gerardo Pashja alias Astrit Pashja, 48 vjeç.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, në Shqipëri, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili kërkohet dhe për vepra të tjera penale.

Në koordinim me partnerët, po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi,

Këta shtetas akuzohen nga Gjykata e Breshias, Itali, se të organizuar si grup, kanë trafikuar lëndë narkotike Kokainë nga Amerika e Jugut, nëpërmjet automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike dhe e kanë shitur atë në qytete të Italisë dhe në shtete të Europës Qendrore.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar ekstradimet e shtetasve të arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Zafir Berisha i ndanë rrugët me Fatmir Limajn, largohet nga Nisma
Lajme

Zafir Berisha i ndanë rrugët me Fatmir Limajn, largohet nga Nisma

June 9, 2025
1
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu që e arrestoi në kufi

June 9, 2025
5
Kurti është i interesuar ta godas Faton Pecin
Lajme

Kurti është i interesuar ta godas Faton Pecin

June 9, 2025
14
Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
Lajme

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
31
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
Bota

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
16
Sot seanca gjyqësore për rastin  terorist `Banjska`
Bota

Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`

June 9, 2025
4
Next Post
Kati i tetë i një ndërtese në Tiranë, përfshihet nga zjarri i madh evakuohen banorët

Kati i tetë i një ndërtese në Tiranë, përfshihet nga zjarri i madh evakuohen banorët

Më të fundit

  • Zafir Berisha i ndanë rrugët me Fatmir Limajn, largohet nga Nisma
  • Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu që e arrestoi në kufi
  • Kurti është i interesuar ta godas Faton Pecin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi