• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Policia e Kosovës paralajmëron protesta

21/08/2020 - 19:27:12
Policia reagon ndaj ministrit Jevtiq

Policia e Kosovës që nga muaji mars vazhdon të punoj me orar të zgjatur prej 12-orësh duke mos pasur mundësin të marrin as ditë pushimi si një lloj kompensimi për shkak të zgjatjes së pandemisë COVID-19.

PK-së u është ndaluar edhe pushimi vjetor. Sindikata e Policisë e kanë paraparë se policët kanë nevojë për këtë pushim sepse për ta është një ngarkesë e madhe.

Lexo më shumë

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

May 14, 2025
10
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin

May 14, 2025
19

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi ka përmendur disa nga kërkesat që i kanë drejtuar krerëve institucional në përmbushjen apo zgjidhjen e tyre.

Ajo në një intervistë për “Zërin” tha se edhe Policisë së Kosovës duhet t’iu paguhet shtesa prej 300 eurove. Sipas saj 4 mijë pjesëtarë janë në detyrë 12 orë teksa përmend edhe çështjen e ushqimit ku këto kanë qenë dy kërkesat për të cilat i janë drejtuar Qeverisë mirëpo sipas tyre akoma nuk e dinë se a do të realizohen.

“Jemi drejtuar edhe me kërkesa sepse nëse diçka e tillë është bërë për punëtorët shëndetësor dhe për mjekët të cilët faktikisht po angazhohen gjatë kohës së pandemisë, pse të mos bëhet edhe për Policinë e Kosovës.

Ne deri para një jave kemi pasur 4 mijë pjesëtarë që kanë qenë 12 orë dhe kanë qenë në shoqërim të Inspektoratit të shëndetësisë gjatë kohës së punës, mirëpo edhe gjatë detyrave të cilat kanë qenë vendime të policisë.

Kemi kërkuar që urgjentisht të zgjidhet ky problem edhe me këtë shtesën prej 300 eurove dhe për pjesëtarët e Policisë të cilët janë në detyrë 12 orësh edhe pastaj çështja e kompensimit të ushqimit kështu që këto dy kërkesa kanë shkuar në Qeverinë e Kosovës dhe akoma nuk e dimë se a do të realizohen apo jo, nuk kemi asnjë informatë rreth kësaj”, tha Kamberi.

Sipas Kamberit, nëse këto kërkesa nuk realizohen do të marrin masa radikale teksa nuk përjashton edhe protestat.

“Mbesim me shpresë që këto dy kërkesa të realizohen sepse është punë shumë e mundimshme kur pjesëtarët e Policisë punojnë 12 orë dhe nuk e kanë aspak çështjen e ushqimit të siguruar.

Pasi në mjekësi është me lehtë, ata ndoshta munden ta marrin ushqimin dhe të ushqehen në ambientin e brendshëm, mirëpo policisë nuk iu lejohet të mbanë çanta dhe qese të ndryshme gjatë angazhimit të orëve të punës ku i kanë.

Megjithëse janë kërkesa shumë jetike dhe urgjente, kemi një shpresë të vogël se do të realizohen edhe për pjesëtarët e Policisë edhe çështja e ushqimit edhe e shtesës. Mirëpo, nëse kjo nuk ndodh atëherë masat do të jenë shumë më radikale dhe ndoshta do të shkojmë edhe deri në përfundim edhe në protesta sepse është lodhje e madhe”, tha ajo.

Share9TweetSendShareSend

Related Posts

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Lajme

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

May 14, 2025
10
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin

May 14, 2025
19
Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
Ekonomia

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

May 14, 2025
4
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Bota

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
27
Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë
Bota

Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë

May 14, 2025
4
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Fushë Kosovë: Arrestohet burri e kërcënoi gruan – i konfiskohet edhe pistoleta

May 14, 2025
3
Next Post
EKSKLUZIVE: Ja si e vrau Serbia Ukshin Hotin (dokument)

EKSKLUZIVE: Ja si e vrau Serbia Ukshin Hotin (dokument)

Më të fundit

  • Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
  • Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin
  • Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi