• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Policia e Kosovës e mbyllë posten paralele të serbisë në Graçanicë

15/01/2025 - 08:40:28
Policia e Kosovës e mbyllë posten paralele të serbisë në Graçanicë

Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e cila që nga paslufta funksionon në Graçanicë.

Para ndërtesës së Postës së Serbisë është vendosur një shirit i verdhë dhe gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se aktualisht zyrtarë të Policisë ndodhen brenda këtyre dy institucioneve.

Lexo më shumë

Hetimet në Serbi për Banjskën, çfarë po ndodhë me Radojiçiqin

Vazhdon edhe sot seanca për “Banjskën”

June 13, 2025
4
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun

Sot “Cirku” i 31 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

June 13, 2025
9

Degë të tjera të kësaj poste ishin mbyllur edhe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, më 5 gusht të vitit të kaluar – në një lëvizje të kritikuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, që në atë kohë ishin shprehur “thellësisht të zhgënjyer” dhe e kishin quajtur aksionin të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Edhe shumë institucione të tjera serbe janë mbyllur gjatë aksioneve të ndërmarra nga Policia e Kosovës vitin e kaluar. Aksione të tilla vazhduan edhe këtë vit.

Por, Radio Evropa e Lirë ka raportuar gjatë kësaj jave për mënyrat se si puna e këtyre institucioneve paralele serbe po vazhdon, edhe pas mbylljes së tyre.

Policia e Kosovës më 8 janar mbylli Administratën Tatimore në Mitrovicën e Veriut, e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë, për shkak të “aktiviteteve të paligjshme”, si dhe kompaninë e sigurimeve nga Serbia – Dunav Osiguranje, për shkak të dyshimeve se punonte pa licencë.

Kosova ka nisur mbylljen e institucioneve serbe qysh në janar të vitit 2024, duke ua vënë fillimisht drynin organeve të përkohshme komunale të Dragashit, Suharekës, Prizrenit dhe Rahovecit, të cilat gjendeshin në jug të lumit Ibër.

Pastaj janë mbyllur organet e përkohshme komunale të Pejës, Istogut, Klinës, Skenderajt, si dhe ato në komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ndërkohë janë mbyllur edhe degët e Postës së Serbisë në veri të Kosovës, kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq, Banka Kursimorja e Postës, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ Kosovë-Mitrovicë dhe Qendra për Punë Sociale në Vushtrri.

Të gjitha këto institucione me mijëra punëtorë kanë funksionuar në sistemin e Serbisë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Hetimet në Serbi për Banjskën, çfarë po ndodhë me Radojiçiqin
Lajme

Vazhdon edhe sot seanca për “Banjskën”

June 13, 2025
4
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 31 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

June 13, 2025
9
I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari
Lajme

I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari

June 13, 2025
9
Britania e Madhe reagon pas sulmeve izraelite ndaj Iranit
Lajme

Britania e Madhe reagon pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

June 13, 2025
23
Vdes tragjikisht në Kotorr të Skenderajt ish-ushtari i UÇK-së – TMK-së e FSK-së  Driton Hajrizi
Lajme

Vdes tragjikisht në Kotorr të Skenderajt ish-ushtari i UÇK-së – TMK-së e FSK-së Driton Hajrizi

June 13, 2025
7
Irani i nisë mbi 100 dronë me cak sulmi Izraelin
Bota

Irani i nisë mbi 100 dronë me cak sulmi Izraelin

June 13, 2025
34
Next Post
Jarinja, cak për propagandën ruse

E plagosin me armë një person pasi kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë

Më të fundit

  • Vazhdon edhe sot seanca për “Banjskën”
  • Sot “Cirku” i 31 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
  • I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi