Kryetar i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pas pak minutash pritet të ateroj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Reporteri tashmë ndodhet aty, ndërkohë që tashmë para aeroportit ndodhen edhe policia dhe një autoambulancë.
Kreu i AKR-së, ka fluturuar nga Aeroporti i Tiranës.
Ndërkohë, nuk dihet ende nëse Pacolli do t’iu nënshtrohet rregullave për karantinim, ashtu siç është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të rregulloreve për pandeminë, ose jo.