Prishtina nga sot është në karantinë, vendim të cilin e mori mbrëmë Ministria e Shëndetësisë pasi u shënuan 20 raste të reja në kryeqytet.
Në pikën 3 të vendimit thuhet se ndalohen edhe hyrjet dhe daljet në kryeqytet.
Policia tashmë ka dalë në teren dhe ka bllokuar rrugët, duke mos lejuar hyrje dhe dalje në Prishtinë.