Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona operacionin e zhvilluar të quajtur “Masazha-2021”
Sipas policisë të arrestuarit dyshohen për përfshirje në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion”, “Ofrim i Lokaleve për Prostitucion” dhe “Bashkëkryerje“.
Gjithashtu policia ka bërë të ditur se deri tek arrestimi i të dyshuarve ka ardhur pas inspektimit të 53 lokaleve, e ku 29 prej tyre janë mbyllur.
“Gjatë këtij operacioni policor, nën autorizimin e organeve të drejtësisë dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente janë inspektuar pesëdhjetë e tri (53) lokale, prej tyre njëzë e nëntë (29) lokale janë mbyllur nga inspektorët komunal si dhe janë shqiptuar gjoba për mungesë të arkave fiskale, mungesa e dokumenteve të punës etj”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.