Një polic ka rënë në një humnerë rreth 30 metra pasi humbi kontrollin mbi veturën e patrullimit mbrëmë rreth mesnatës.
Siç mëson Reporteri.net, shoferi ka shpëtuar pa lëndime ndërkohë që zyrtarja tjetër po trajtohet në spital.
Deri tek aksidenti dyshohet se ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe futjes në kthesë pa kujdes.
Shoferi ishte liruar për në shtëpi pasi nuk kishte lëndime të theksuara, ndërkohq që për zyrtaren tjetër raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.
Vetura e Policisë e tipit NISSAN ka mbetur në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme.