Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në qytetin e Ferizajt, ku si pasojë e një përleshje ku u përdorë edhe armë zjarri, ka mbetur i vrarë 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ndërsa mbeti i plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur policia shtie me armë në dorasin.
Në tentativë për ta ndaluar, i dyshuari nuk përfilli urdhërin e zyrtarit policor dhe për një moment ishte kthyer me pistoletë në dorë, duke e drejtuar kah zyrtari policor .
Për të zmbrapsur rrezikun dhe kap personin e dyshuar për vrasje të rëndë, zyrtari policor ka shtënë në drejtim të tij një herë, duke e goditur në nofull, goditje kjo që e pasivizoi menjëherë të dyshuarin.