• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Policia: 4 të plagosur nga plumbt, e 17 të tjerë nga thyerja e gotave në BonviVond

05/08/2023 - 10:08:28
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë në një lokal në qendër të Prishtinës, ku thotë se kanë mbetur të lënduar 21 persona, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit. Rasti raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se 17 persona të tjerë, tre burra dhe 14 gra, kanë marrë lëndime si pasojë e thyerjes së gotave-shisheve të qelqit.

Lexo më shumë

Katër të plagosur në Tiranë në mesin e tyre dy të mitur

Plagoset një 36-vjeçar në Durrës

May 31, 2025
9
Vritet një 20-vjeçar në Shkodër

Policia jep detaje për vdekje e dyshimtë në Leposaviq

May 31, 2025
10

Sipas Policisë, katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë), derisa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, thuhet në raport.

Për gjendjen e të lënduarve ka folur pas mesnatës edhe Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

Sipas tij, një prej të lënduarve është në rrezik për jetë.

“Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë. Ndërsa, prej këtyre gjashtë të tjerëve, një nga ta pret që të hyjë në sallën e operimit, por gjendja e tyre është stabile. Mosha e pacientëve sillet prej vitit 1984 deri në 2003”, ka deklaruar Syla.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Katër të plagosur në Tiranë në mesin e tyre dy të mitur
Lajme

Plagoset një 36-vjeçar në Durrës

May 31, 2025
9
Vritet një 20-vjeçar në Shkodër
Lajme

Policia jep detaje për vdekje e dyshimtë në Leposaviq

May 31, 2025
10
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 24-të, në Kuvendin e Kosovës

May 31, 2025
4
Dhunohet një grua në Lipjan, arrestohet i dyshuari
Lajme

Dhunohet një grua në Lipjan, arrestohet i dyshuari

May 31, 2025
6
Trump e këshillon Macronin pas incidentit me gruan: Ja si e mëson të veproj tjetër here
Lajme

Trump e këshillon Macronin pas incidentit me gruan: Ja si e mëson të veproj tjetër here

May 31, 2025
16
Këto lagje në kryeqytet do të mbesin deri në 9 orë pa ujë
Lajme

Sot mbesin pa ujë këto lagje të Prishtinës

May 31, 2025
8
Next Post
Vdes 39-vjeçari që u plagos mbrëmë në “Bon Vivant”

Vdes 39-vjeçari që u plagos mbrëmë në “Bon Vivant”

Më të fundit

  • Plagoset një 36-vjeçar në Durrës
  • Policia jep detaje për vdekje e dyshimtë në Leposaviq
  • Sot “Cirku” i 24-të, në Kuvendin e Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi