Një mosmarrëveshje që kishin mes veti i shtyu që të përleshen fizikisht dy persona në Podujevë,
Mirëpo, as kjo përleshje nuk u mjaftoi dhe dy të dyshuarit filluan ta kërcënonin njëri-tjetrin.
Me këto veprime ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosje”, për çka edhe përfunduan në prangat e Policisë së Kosovës.
Për rastin që ndodhi të enjten, rreth orës 22:55, në rrugën “Nuhi Gashi”, dy të arrestuarit, me urdhër të prokurorit, u dërguan në mbajtje.