Pesë persona janë arrestuar dje në fshatin Peran të Komunës së Podujevës, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar pasi kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Policia nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar një armë mitraloz, tri revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe nëntëdhjeteshtatë copë fishek të kalibrave të ndryshëm.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dhjetëra gëzhoja.
“Në këtë kuadër, mbrëmë rreth orës 22:00, pas marrjes së informacioneve të rëndësishme në rrugë operative se, në fshatin Peran të komunës së Podujevës, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri, policia ka organizuar punën e saj dhe ka kryer një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e; Një arme mitraloz, Tri revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe, Nëntëdhjeteshtatë copë fishek të kalibrave të ndryshëm“, thuhet në njoftimin e policisë.