Në fshatin Vitomericë të Pejës, gjatë kryerjes së detyrës janë sulmuar zyrtarë policorë, njeri prej tyre është goditur me veturë, shkruan Gazeta Metro.
Dje në fshatin Vitomericë të Pejës, ka ndodhur një sulm fizik ndaj zyrtarëve policor, kur njëri prej tyre është goditur me automjet duke i shkaktuar lëndime trupore.
Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.
Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili gjendet ne arrati. Me konsultim me prokurorin rasti është inicuar.
Rasti është duke u hetuar.
“FAJDE, SULM NDAJ PERSONT ZYRTAR, SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Vitomiricë, Pejë 13.04.04.2021-17:50. Gjatë veprimeve hetimore policia në teren, kane operuar me qëllim të sigurimit të provave materiale për arrestimin e një të dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me automjetin e tij nis vrullshëm në drejtim të dy zyrtarëve policor dhe e godet me automjet njërin prej zyrtarëve policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtarit iu është ofruar tretman mjekësor. Nga ana e policisë është bëre bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, 15 copë fishekë dhe një karikator i zbrazët. Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili gjendet ne arrati. Me konsultim me prokurorin rasti është inicuar si më lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Ky është personi që e lendoi policin më veturë në Pejë (foto)