• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

PO, FSK-ja merr mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në NATO

02/10/2024 - 11:29:44
Situata alarmante me helmimin në Deçan, FSK nis sot shpërndarjen e ujit

Forcat e Sigurisë së Kosovës do të kenë gjithmonë mbështetjen e miqve ndërkombëtarë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO si dhe ofrimin e sigurisë e stabilitetit në vend. Kështu u tha në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”, në të cilën u lavdërua arritja e FSK-së ndër vite.

HTML Image as link Qries
“Gjatë këtij rrugëtimit të ndërlikuar, asnjëherë nuk kemi qenë të vetëm, partnerët tanë ndërkombëtarë kanë luajtur një rol thelbësor në formësimin, modernizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve tona, për këtë falënderimet tona shkojnë jo vetëm për ndihëm materiale, po edhe për përkushtimin e treguar për stabilitet në rajon. FSK qëndron e fortë dhe e gatshme për të përmbushur misionin si garantues për paqe ndërkombëtare”, tha Shemsi Syla, zv/ministër I Mbrojtjes.

Lexo më shumë

Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend

May 9, 2025
10
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash

Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë

May 9, 2025
10

Ndërsa, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari tha se mbështetja e miqve është thelbësore për zhvillimin e forcave, e cila është shndërruar në storie suksesi.

“Unë si komandant vazhdimisht jam koordinuar me partnerët tonë që të shtyjmë përpara projektet tona të mëdha pasi që kjo është thelbësore për udhëtimin tonë përpara. Kam theksuar vazhdimisht që ne trajnohemi, stërvitemi, bashkëzbarkojmë vetëm me shtetet e NATO-s dhe kjo është tregues i seriozitetit tonë për fokusin tonë strategjik për anëtarësim në aleancën më të rëndësishme aleate në botë”, tha Jashari.

Ndërkaq, Christian Nawrat, gjeneral i zyrës ndërlidhëse dhe këshilluese të NATO-s në Kosovë tha se NATO mbetet plotësisht e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, mbarë rajonin, veçanërisht në sfondin e tensioneve për të cilat të gjithë jemi të vetëdijshëm.

“NALT është një nga shtyllat e NATO-s për këtë mbështetje siç udhëzohet nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, puna jonë ndihmon strukturën civile që mbikëqyr FSK në zhvillimin e politikave të nevojshme”, tha ai.

Edhe ambasadorët përsëritën mbështetjen ndaj FSK-së në të gjitha fushat.

“Përkushtimi ynë në Kosovë mbetet i fuqishëm edhe sot duke pas parasysh që trupat italiane përfaqësojnë kontingjentin më të madh në Kosovë me mbi 1600 trupa në misionin e KFOR-it me ekspert të ofrojnë praktikat më të mira që ndihmojnë për të zgjeruara kapacitetet e Kosovës”, tha Antonello De Riu, ambasador i Italisë në Kosovë.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili tha se Turqia mendon se mbajtja e sigurisë në Kosovë është kritike në mënyrë që të mbahet stabiliteti brenda për brenda regjionit.

“NATO përmes KFOR dhe përmes bashkëpunimit bilateral kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme për një ambient shumë të sigurt dhe Turqia ka kënaqësinë që të ofrojë mbështetje përmes komandantit të KFOR-it”, tha ambasadori turk.

Jonathan Hargreaves, ambasador i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë tha se vendi i tij është shumë i lumtur dhe i kënaqur me progresin e FSK-së, për të siguruar që FSK është profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse.

“Jemi shumë të kënaqur me rolin tonë këtu, është shumë e rëndësishme për stabilitetin rajonal dhe jemi shumë të kënaqur që mund të vazhdojmë me kontributin tonë në punën e NALT dhe në ministri të Mbrojtjes”, tha Hargreaves.

Në konferencën e cila mbahet në tetor të çdo viti, para të pranishmëve u prezantua puna e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

ShareTweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë
Lajme

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend

May 9, 2025
10
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë

May 9, 2025
10
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi

May 9, 2025
4
Sot 10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” si nisi ky konflikt?
Lajme

Sot 10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” si nisi ky konflikt?

May 9, 2025
9
Si e zbuloi policia që 29-vjeçari në Ferizaj po bashkëjeton me një të mitur
Lajme

Ja sa gjoba trafiku i shqiptoni polici për 24 orë në Kosovë

May 9, 2025
8
Publikohen biseda e Hysri Selimi me shërbin e BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë
Lajme

Publikohen biseda e Hysri Selimi me shërbin e BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë

May 9, 2025
57
Next Post
A thu pse Irani nisi sulmin më të madh ndonjëherë ndaj Izraelit?

A thu pse Irani nisi sulmin më të madh ndonjëherë ndaj Izraelit?

Më të fundit

  • Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
  • Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë
  • Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi