Është plagosur një person rreth orës 20:15 në fshatin Rekë të Kaçanikut.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, teksa Policia është në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin.
“Rreth 20:15 kemi marrë informatë se në fshatin Rekë të Kaçanikut dyshohet se një person i plagosur, policia me automjetin e ambulances ka dalur në vendin e ngjarjes, ku sipas mjekëve dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ai është dërguar për në QKUK. Policia është në vendin e ngjarjes dhe duke mbledhur informata lidhur me rastin dhe në identifikimin e persona të dyshuar”.