Një person është plagosur me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes në qytetin e Pejës.
Policia Rajonale e Pejës, nëpërmjet zëdhënësit të saj, rreshter Xhevat Ibra ka konfirmuar rastin për Gazetën Express.
“Ne ora 19:33 Policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit rajonal Pejë se ne këtë repart është paraqitur i plagosur nga arma e zjarrit një person m/k/sh lindur me 1988 Policia ka shkuar ne spital për tu njoftuar me detaje rreth ngjarjes nga viktima e lartëcekur.
Rasti ka ndodhur ne Rr. Xhevat Begolli rreth ores 19:20 me c’rast pran tyre ka kaluar një veture dhe aty ata kane dëgjuar një te shtënë dhe kanë vërejtur viktimën e plagosur e cila pastaj është dërguar në spital.
Viktima deklaron se nuk ka ndonje problem apo konflikt te hapur me ndokend. Plaga te cilen e ka marr nuk perben rrezik per jeten sipas mjekve dhe eshte ne kofshen e djathte dhe mjeket i kanë ndermar masat adekuate ndaj te plagosurit.
Njesitet relevante te Policisë kane ndermar masat e nevojshme ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të dyshuarve.
Të gjitha veprimet janë te kordinuara me prokurorin e çështjes, ka deklaruar Ibra për Gazetën Express.
Rasti ka ndodhur afër kafiterisë “Pascucci”.