Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të dielën në Fushë Kosovë, bën të ditur Policia e Kosovës
Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës ku pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka plagosur me armë zjarri viktimën.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare e më pas është liruar.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 9 mm.
Sipas policisë, i dyshuari gjendet në arrati.