Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Durrës mbrëmjen e së premtes.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se deri te plagosja erdhi për motive të dobëta, transmeton Klankosova.tv.
“Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor kanë dalë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes