Një person i moshës 19-vjeçare është plagosur sot në Prizren, i dyshuari ndodhet në arrati, mirëpo i njëjti është identifikuar nga policia.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 12:15 është lajmëru një viktimë në stacionin policor në Prizren, i njëjti është lënduar në këmbë nga arma e zjarrit dhe më pas ka pranuar edhe trajtim mjekësor. Sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë”, tha Osmanollaj për Gazetën Express.
Ai tha se i dyshuari është në arrati, por policia e ka identifikuar dhe ndodhet në kërkim të tij.