Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skënder Çoçaj, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e gjyqtarit të Departamentit të Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, Sali Berisha, transmeton Klan Kosova.
Këshilli aprovoi kërkesën e U. D Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Sami Sharaxhiu, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Sali Berisha.
Nga KGjK thonë se shprehen të shqetësuar lidhur më këtë rast dhe njëkohësisht shprehin gatishmëri për përkrahjen e organeve gjegjëse të sistemit të drejtësisë në procedurat e mëtutjeshme.