Tajvanezja Kuo Hsing-Chun fitoi medaljen e artë në kategorinë 59kg të peshëngritjes për femra në Lojërat Olimpike, të martën, ndërsa Maude Charron e Kanadasë siguroi fitoren në kategorinë 64 kg.
Kuo, e cila theu tri rekorde olimpike, por nuk arriti ta thyejë rekordin e saj botëror, ra në dysheme me një buzëqeshje të hidhur pasi dështoi në peshën 141 kg për të thyer rekordin e saj prej 140 kg.
“Unë po konkurroja kundër vetes dhe doja të thyeja rekordin tim botëror,” u tha Kuo gazetarëve.
Charron vuri dy duart e saj në gojë nga gëzimi dhe përqafoi shoqen e saj të ekipit pasi ajo arriti të ngrinte 131 kg.
“Palestra në Quebec u mbyll për shkak të pandemisë dhe unë mora të gjitha sendet e mia në garazhin e babait tim dhe u stërvita atje për tërë vitin,” u tha Charron gazetarëve.
Giorgia Bordignon e Italisë mori medaljen e argjendtë dhe tajvanezja tjetër, Chen Wen-Huei, atë të bronztë.
Chen dështoi në dy përpjekje për të ngritur 130 kg në stërvitje, ndërsa Bordignon mori një qasje të kujdesshme për të bërë tri përpjekje të suksesshme.
Në garën 59 kg, Polina Guryeva fitoi medaljen e argjendtë-medaljen e parë të Turkmenistanit në Lojërat e Tokios, dhe Mikiko Andoh i Japonisë fitoi medaljen e parë të Japonisë në peshëngritje në Lojërat e Tokios duke e fituar të bronztën.