Zgjedhjet dhanë qartësinë se si do duhet të duket pushteti i ri! Ato ia besuan mandatin Lëvizjes Vetvendosje dhe ajo po rend temë pas teme ta harmonizoj qeverisjen e ardhshme me LDK-në. Hapsira tej dymujore të cilën ua dha KQZ-ja ofroi komoditet trajtimi dhe detajimi të gjithë asaj që në të ardhmen do na vijë si pushtetbërje mandatare. Telegramisot.com
Meqë rrotacionet janë vlera të pluralizmit s’kemi pse nuk u gëzohemi dhe duhet të rrisim pritshmëritë! Pragu elektoral I koalicionit NISMA-AKR-PD, i cili po bëhet objekt zhurmimi medial më shumë se sa i koluareve ia ka arritur të nxisë një zhvillim sa të panevojshëm po aq edhe të dëmshëm. Gjuajtjet e ulta mes NISMËS dhe LVV-së edhe pse paralajmërojnë “stuhi në filgjan”, nuk janë dhe krejt pa gjë.
Thotë populli “ ku ka zë nuk është pa gjë”! Pragu eletoral i NISMËS më shumë se sa ka prishur raportin e Numrave ai ka shtuar apetite te formacioni i vjetër LDK-ist të treshes Mustafa-Veliu-Haziri, por edhe LVV duket se e ka lexuar mirë gjendjen e re!
Përdorja e argumentit “zgjedhje të reja” nga LVV si presion nuk i shpëtoi LDK-së në këto meskinitetet e vogla, të cilat lënë shenja dhe krijojnë hapsira, pse jo edhe çarje! Edhe LDK me gjysmë zëri nxori veten për në fushën e betejës. Pa Presidentin – tha, ajo shkon në opozitë me PDK-në!
Pse pikërisht në opozitë me PDK-në e vijave të kuqe me të cilën nuk donte të shkonte në pushtet?
Përtej kësaj thënjeje ajo mund të ketë plane më shumë për qeverisjen se sa për shkuarje në opozitë. A mund të shkoj në qeverisje pa LVV, fituesen e këtyre zgjedhjeve. Kushtetuta e thotë jo!
Isa Mustafa ka bërë goditjen më të fortë deri tani në kuptimin e një fitoreje brenda kolacioniste nga LDK. Ajo nuk ia ka dalur asnjëherë të imponoi veten e saj. Kësaj radhe duket se ia ka mësyer një loje ndryshe. A është LDK aq e qëndrueshme sa të mund t’i shkoi deri në fund planit nga dy fronte, ku paraqitja e fortë në procesin e marrëveshjes për koalicionin ta rifunksionalizoj pushtetin e brendshëm në parti?
Hipotetizmi i të së mundshmës “zgjedhje të reja” ka goditur rëndë besueshmërinë e LVV për procesin.
Ajo, tashmë, ashtu sikur edhe opinioni ka hapur veshët dhe po pret sihariqin. Ta dyshosh një ujdi vepruese të nëdheshme President(PDK)-LDK është gjëja më e normale sot në
Kosovë! Ata kanë patur pse të luajnë edhe atëherë kur vet kanë qenë pronarët e skenës. Atëherë do ketë determinuar tepsia sikur e quan z.Rama, derisa sot zakoni për tepsinë duket të jetë më i vogël se sa halli që mund ti gjej nga lufta për shtet ligjor të cilën e ka kryefjalën e saj LVV.
Po të tregohej më e duruar dhe e zonja në politikëbërje LVV, tani më do kishim qartësi për fundin e marrëveshjes dhe pamjen e pushtetit në ardhje. Presidenti është një tregim që do vie pas dy vitesh dhe deri atëherë sikur thotë populi: O cofë Gomari, o vdes zotnia!
Gjithçka na thotë se ky mandat qeverisës do jetë jetëshkurtër si për faktin e jonormalitetit kolacionist poashtu edhe për dallueshmëritë që do thellohen rrugës, meqë Kosova po kalon pikërisht nëpër procese ku edhe është ndërtuar dallueshmëria qytetar-puushtet. LVV është pikërisht prodhim i kësaj dallueshmërie.
Si e tillë ajo ka kuptimin e asaj dhimbjeje që ia krijuan Kosovës LDK dhe PDK me veprimet e veta antishtetërore dhe antiligjore. Të dyja këto veprime të dënueshme, të cilat buruan nga LDK dhe u pasuan nga PDK, krijuan terenin të luheshin fatet e Kosovës edhe për dimenzionin kombëtar.
Pse frigohet LVV?!
Ndoshta ajo po ndryshon dhe si e ndryshuar druan të shpërfaqet! Asgjë nuk është fundi i botës! Në përvojën e së shkuarës mund të parathemi se pushtetimi i koalicionit LVV-LDK nuk po shfaq ngerçet artificiale për shkak të marrëveshjes së munguar, sepse ajo do gjente arsyen tejkaluese te pushtetimi si mundësi, por gjithçka na thotë se nuk mund e nuk do të kemi koalicion derisa nuk bie një flijim.
LDK po mundohet që ai (flijim), të mos jetë e kaluara e fajshme e vet LDK-së, sikur LVV nuk do donte të bien fli parimet e saja, vet shtrati mbi të cilin ajo u lind dhe u rrit sa për t’i sfiduar tjerët në skenën politke të vendit.
LVV nuk duhet të bëjë paqe me krimin duke ia prerë vetes duart e së nesërmes për të mos mundur ta godas krimin, korrupcionin apo tradhëtinë, sikur kërkon LDK t’ia merr nëpër duar gjithë segmentet e shtetit, të cilat janë instrumentet e vetme për ta luftuar të keqen.
Kapja e këtyre instrumentave: Presidentit, për ta amortizuar Gjykatën Kushtetuese dhe AKI-në, Ministrinë e Brendshme për ta pamundësuar drejtësinë të ndërtoj faktet për procese gjyqësore, me çka prokuroria do zbritej në nivelin nulë të mundësive, arsimin dhe shëndetësinë si instrumente për të kapur gjithë elementët funksional në shoqëri, rrezikon të jetë tavolina ku do gjymtohet LVV për t’u shpallur hipokrite si tërësi organizative.
Pra, Pushtetimi i përbashkët LVV-LDK, sikur është në panatyrësinë e tyre nuk mund të qëndroi pa u hequr barrierat bazike të mospërputhshmërisë.
Pse heshtë LVV? Është qëllimore apo përmbajtësore kjo heshtje?
Heshtja e LVV para deklarimit të Isa Mustafës se Demarkacioni me Malin e zi është çështje e mbyllur, do të jetë një kosto për tu paguar me votë në rast zgjedhjesh të reja! Kjo heshtje mund të merret si një lëshim për marrëveshjen paraprake edhe për çështjen e presidentit.
Tendenca e LDK-së për të kapur Ministrinë e brendshme sikur u ka shtruar përfundimisht rrugën kuptimësive të të gjithë eskivimeve të saj në këtë proces LVV tashmë ka shenja të mjaftueshme ndaj të cilave duhet të reagoj me mençuri.
LDK ka treguar në gjithë historikun e saj se është e pashpirtë kur ka peshë vendimarrëse. Mjafton të kujtojmë kohën kur e kishim në dorë ta bënim ushtrinë në respektim Kushtetute, meqë Kryeministri i kohës z. Thaqi dhe faktori ndërkombëtar kishin arritur ta bindnin faktorin serb në parlament për ta votuar bërjen e ushtrisë me ujdinë e vazhdimit për një mandat të kuotës 20 mandateve të rezervuara për ta!
Këtë “Argatllëk” për Serbinë ajo e kamufloi me folklorin patriotik se po pengonte apetitet e padrejta serbe për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.
LDK sikur ia do interesi edhe ia dredh gjuhës. Ajo do prodhoj argument pas argumenti dhe do e prolongoj procesin deri në rrezikimin total të tij vetëm e vetëm të sigurohet se ka kapur shtetin që në parardhje pushtetore me marrëveshjen që aspiron ta arrijë.
Ajo do donte të mos ia arrinte koalicionit nëse nuk sigurohet se ka kapur këto fije pushtetore, të cilat e pengojnë LVV-në t’i vëjë para ligjit eksponentët e saj dhe para përgjegjësisë historike (përmes gjykatës kushtetuese) fajet e saj.
Në rrethanë të tillë edhe është e kuptueshme heshtja miratuese e LVV-së në arsyeshmëri kalkulimesh brenda koalicionit në ardhje.
Mes shkuarjes në zgjedhje të reja dhe bërjes së koalicionit për të shkuar po në zgjedhje të parakohshme ka ngelur qerrja e LVV-së.
Askush nuk dyshon se LVV ka ardhur me vullnetin e madh për ta rregulluar shoqërinë dhe me një fjalor krejt sipëror në kënaqje ëndrrash që na thonë idelaet e brezave, por tanimë lind pyetja:
A është vetmashtruar ajo në papërvojën dhe padijen për sa mundësi ofron të bashkbërit e pushtetit me gabimtarin e djeshëm?
Kompromiset që mbulojnë misterin me pranimin heshtje janë paksa të lodhshme për këdo vrojtues. Deklarimi i vijave të kuqe me kokëfortësi edhe në paszgjedhje është tregues i mjaftueshëm për kapacitete të munguara politike te LVV dhe njohjeje të paktë të shoqërisë sonë. Mbi këtë premisë LDK sot luan vallen e miut nëpër çatinë pa mace!
Ka shumë nga mendjet që mendojnë se LDK-së në kushtet e sotme mund t’i iepet Presidenti meqë jemi në pakohën e asaj çështjeje edhe pse është e pandershme, por asesi Ministria e Brendshme prej ku ajo mëton shpëtimin e saj! Këtë zë qytetar do duhej ta ndiqte LVV!
Shkruan, Blerim Muriqi