Një aksident ka ndodhur në orët e mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Për pasojë janë lënduar pesë persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Ai tha se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.
Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë vendin.














