Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur dje rreth orës 22:00 mes tri veturave në Prishtinë, pesë persona të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Dje rreth orës 22:00, në rrugën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve”.
“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona”, tha zëdhënësja.
Sipas Ahmetit, me rastin po merret njësiti i trafikut.