• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Pesë mijë hektarë tokë bujqësore futen nën sistem të ujitjes

10/09/2020 - 16:29:41
Pesë mijë hektarë tokë bujqësore futen nën sistem të ujitjes

Në Doblibarë të Gjakovës është përuruar faza e punimeve për rehabilitimin e sistemit të ujitjes Radoniq-Dukagjin. Ky projekt u vlerësua si një investim që rrit produktivitetin dhe sigurinë ushqimore në këto rajon.

Në ceremoninë e përurimit të këtij projekti mori pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti i cili deklaroi se sot po përurohet faza e parë e një projekti i cili ka filluar në qeverinë Mustafa e më pas u zhvillua edhe gjatë qeverisë Haradinaj.

Lexo më shumë

Kush e çoi Prokurorinë Speciale në zyrën e Faton Pecit

Kush e çoi Prokurorinë Speciale në zyrën e Faton Pecit

May 27, 2025
68
Faton Peci e kthen në pronësi të shtetit tokën 4 milionëshe që kundërligjshme i ishtë bartur serbit Jovica Deniq

Prokuroria Speciale: Faton Peci po intervistohet

May 27, 2025
18

Për këtë projekt i cili ka nisur tash e 40 vjet shefi i qeverisë tha se nuk ka investime më produktive sesa investimet në sistemin e ujitjes.

“Do t’i rrimë gati që atë master plan ta kthejmë në plan pune të investimeve në mbarë Kosovën për të zgjeruar tokat bujqësore që janë nën ujitje. Jam i lumtur që tash me këtë sistem mund të mbulohet hapësira prej 5 mijë hektarëve me shpresë që shpejt ta funksionalizojmë edhe 4-5 mijë hektarë shtesë deri në 10 mijë hektarë. Dhe pastaj ministër duhet të kujdesemi që për një periudhe 3 deri në 4 vite të shtrijmë në gjithë hapësirën deri në 30 mijë hektar deri poshtë në Suharekë dhe Prizren, ku integrohen të dy sistemet e ujitjes. Nuk ka investim më produktiv sesa investimi në fushën e bujqësisë sepse sistemi i ujitjes së tokave bujqësore e rrit produktivitetin e prodhimit bujqësor së paku tri herë krahasuar me tokët që nuk kanë ujitje”, tha Hoti.

Gjithashtu, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, tha se përmes këtij projekti po ofrohet jetë më e mirë për qytetarët e Kosovës pasi që po garantohet siguri ushqimore.

Mustafa tha se zgjerimi dhe rehabilitimi i sistemit të ujitjes në Radoniq është investim në vlerë prej 3.7 milionë eurosh, i cili është pjesë e projektit të përgjithshëm për sistemin e ujitjes për fazat e ardhshme që kapin vlerën 12 milionë euro.

“Investimi që po e përurojmë sot në zgjerimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në Radoniq garanton një jetesë më të mirë për bujqit tanë për agro-përpunuesit tanë dhe për gjithsecilën familjare kosovare. Ky investim me përkrahjen e Bankës Botërore përmes Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural do të rrisë cilësinë e jetës dhe bujqve dhe qytetarëve në përgjithësi dhe të komunave të Gjakovës, Prizrenit dhe Rahovecit në veçanti. Ky master plan i ujitjes i hartuar për herë të parë në këto 40 vitet e fundit në Kosovë do të jetë rrugëtimi i qartë i MBPZHR-së dhe i qeverisë së Kosovës për investime kapitale në sistemin e ujitjes në gjithë Kosovën në vlerë prej qindra miliona euro në 15-20 vitet e ardhshme. Me këto investime në ujitje bujqësia kosovare do të jetë konkurrente me bujqësinë e rajonit dhe Evropës”, tha ai.

Kurse kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se të gjithë bujqit e zonës së Dukagjinit duhet të jenë të gëzuar për këtë projekt, frytet e të cilit do të shihen shumë shpejt.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Sot duhet thënë se jo vetëm në Dublibarë por në gjithë këto zona të Dukagjinit e cila është ndër zonat më pjellore në Kosovë, bujqit duhet me qenë të gëzuar dhe festuar”, tha ai.

Kurse, famullitari i fshatit Dublibarë, Don Robert Jakaj i cili e cilësoi si projekt jetik për këtë zonë, shpreson që shpejt do të finalizohet komplet rrjeti dhe të modernizohet sistemi i ujitjes për këtë anë.

“Sot nuk është përfundimi i punimeve por është vetëm fillimi i punimeve ka edhe shumë punë për t’u bërë. Shpresojmë që me përkrahjen direkte të kryeministrit Avdullah Hoti dhe Ministrisë së Bujqësisë do të arrijmë ta finalizojmë komplet rrjetin për rehabilitimin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes në bashkësinë tonë lokale në Doblibarë”, tha ai.

Projekti për rehabilitimin e sistemit të ujitjes Radoniq-Dukagjin është projekt i mbështetur nga Banka Botërore. Me këtë rast përmes një video-mesazhi menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Massimiliano Paolucci foli për rëndësinë e këtij projekti.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Kush e çoi Prokurorinë Speciale në zyrën e Faton Pecit
Bujqesi

Kush e çoi Prokurorinë Speciale në zyrën e Faton Pecit

May 27, 2025
68
Faton Peci e kthen në pronësi të shtetit tokën 4 milionëshe që kundërligjshme i ishtë bartur serbit Jovica Deniq
Bujqesi

Prokuroria Speciale: Faton Peci po intervistohet

May 27, 2025
18
Boll marre: Peci ja refuzoi grandin grave të Krushës, e ja dha 100 mijë euro  vëllait të Fitore Pacollit
Boll Marre

Boll marre: Peci ja refuzoi grandin grave të Krushës, e ja dha 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

November 16, 2024
24
Ministri Peci e fiton betejën me shkallën e parë të Gjykatës Komerciale, me pompën, PTRONI  tek AKI-ja
Bujqesi

Ministri Peci e fiton betejën me shkallën e parë të Gjykatës Komerciale, me pompën, PTRONI tek AKI-ja

March 12, 2024
27
Faton Peci e kthen në pronësi të shtetit tokën 4 milionëshe që kundërligjshme i ishtë bartur serbit Jovica Deniq
Bujqesi

Faton Peci e kthen në pronësi të shtetit tokën 4 milionëshe që kundërligjshme i ishtë bartur serbit Jovica Deniq

February 5, 2024
58
Peci: Fermerët që i kanë mbi 5 krerë lopë i përkrahem me rreth 4.6 milionë euro
Bujqesi

Peci: Fermerët që i kanë mbi 5 krerë lopë i përkrahem me rreth 4.6 milionë euro

November 29, 2023
23
Next Post
Në fshati me 29 banorë, lind foshnja e parë në 8 vjet

Super lajm: 120 euro për çdo fëmijë të porsalindur

Më të fundit

  • Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
  • Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës
  • Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi