Mbrëmë rreth orës 22:09 minuta, kur edhe do të duhej të ishin të mbyllura kafetë sipas vendimit të Qeverisë, pesë kosovarë janë rrahur mes vete në një kafe në Mitrovicë të Veriut.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rrahje në raportin 24-orësh.
Sipas raportit të policisë, të njëjtit kishin qenë në gjendje të dehur.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Mitrovicë Veri 01.05.2021 – 22:09. Raportohet se në një kafiteri nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes veti pesë meshkuj kosovarë .Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë.