Një debat i nxehtë është zhvilluar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Përplasje e ashpër verbale ka ndodhur mes deputetit të AAK-së, Pal Lekaj dhe atij të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Eman Rrahmani.
Deputeti i partisë së Ramush Haradinajt theksoi se përfaqësuesit e politikës s’duhet të kenë ndikime në përzgjedhjen e punëtorëve në televizionin publik.
“Duhet me qenë të sinqertë. Por nuk kemi bërë asnjëherë presion që si me mësu dhe me bo presion menaxhmentit të RTK-së. Nëse është djali i Gani Thaçit, që nuk e njoh, nëse është ekspert i mirë, a me lon’ rrugëve”, ka thënë ai.
Ndërsa, deputeti nga partia e Albin Kurtit ka akuzuar Lekajn se i njëjti kishte ndikim direkt për punësime në RTK, transmeton Indeksonline
“Deklarimet e deputetit Lekaj nuk janë asgjë më shumë se një banalizim jo i duhur këtu për shkak se nëse dikush ka ndikuar në këtë media (RTK) apo tjetra, jeni pikërisht ju. Qe 20 vite. Këtë e din gjithë qytetarët. Në gjithë politikën, mediat… në secilin pozicion që keni qenë. E dinë edhe kush jeni ju, si ministër, deputetë… Deklarimet të tillë a nuk mund t’ia shitni qytetarëve të Republikës, janë kotë”, ka thënë ai.
Pas kësaj deklarate, i ashpër ka qenë deputeti Lekaj.
“Më vjen keq nga kolegu që më drejton me aso fjalë. Asnjë presje për punën time, si në luftë, paqe… sa pacientët i kamë shëruar pa pare. Besojë krejt jetën ju s’keni me mujt me bo një humanitet të tillë. Janë organet hetimore dhe nuk jeni ju që mundeni me’m vlerësu. Duhet me të ardhë turp që më drejtohesh kështu”, është shprehur ai.
Indeksonline ju sjellë përplasjen e plotë: