Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Alim Rama, ka akuzuar këtë institucion se po mundohet ta vë një pengesë për votuesit jashtë Kosovës.
Rama tha se votat nga jashtë duhet të mbërrijnë në kutinë postare të KQZ-së si dhe ftoi Sekretariatin e KQZ-së që të sqarohet se si ka shkuar procesi në të kaluarën, por nuk mori përgjigje.
Kurse, përfaqësuesi i PDK-së, Arianit Elshani, përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti dhe kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, janë shprehur se sipas ligjit, votat duhet të mbërrijnë në Fahun Postal, Posta numër 6.
Rama ka akuzuar se sipas raportit të organizatës “Germin”, Posta e Kosovës nuk është treguar korrekte në zgjedhjet e fundit.
Në fund, kjo çështje u la të diskutohet në fund të mbledhjes.