• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Përplasja VV – LDK për presidentin, Konjufca zbulon detaje

04/12/2019 - 07:33:59
Konjufca: Ilaçi për Kosovën e ka numrin 126 dhe emrin Vetëvendosje

Glauk Konjufca, njeriu i dytë më i votuar në VV, mbrëmë në emisionin Pressing të Televizionit 7 foli për mosmarrëveshjet mes VV-së dhe LDK-së lidhur me ndarjen e pushtetit gjatë qeverisjes së ardhshme. Konjufca deklaroi se marrëveshja mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës nuk u arrit pasi LDK kushtëzoi marrëveshjen me postin e Presidentit që do ta zëvendësojë Hashim Thaçin.

Ai u shpreh se dy partitë u dakorduan që ministritë të ndahen pesë me pesë dhe që LDK të zgjedhë e para. VV nuk u pajtua as me zgjedhjen e parë të LDK-së për postet ministrore e që ishte Ministria e Punëve të Brendshme, premtim ky elektoral i partisë së Albin Kurtit, shkruan Gazeta Express.

Lexo më shumë

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim

May 8, 2025
9
Lajçaku me opoziten u taku dje por jo edhe me Kurti, PSE ?

LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti

May 8, 2025
20

“Marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse Lidhja Demokratike e Kosovës e kushtëzoi marrëveshjen me pozitën e Presidentit”, është shprehur Konjufca në Pressing.

Tutje, Konjufca tha se VV’ja nuk e priste këtë kushtëzim.

“Ne nuk e kemi pritur këtë gjë sepse siç e dini ju, këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje parlamentare dhe pas konstituimit del qeveria nga Kuvendi dhe pozita e presidentit është diçka krejt tjetër”, ka thënë Konjufca.

“Pozita e presidentit është krejtësisht e pavarur”, shtoi Konjufca.

Konjufca tha se edhe pse kanë dalur fitues të zgjedhjeve kanë bërë kompromise që të lidhin koalicion me LDK-në.

“Ne kemi bërë shumë kompromise që të qeverisim së bashku me LDK’në”, tha Konjufca.

“Faktikisht jemi të zhgënjyer me fazën e dytë të negociatave. Në pjesën e parë ishim shumë të kënaqur dhe kaluam shumë mirë. Kemi mbi 30 faqe të shkruara detajisht për programin qeverisës. Është një program shumë i detajishëm se çka do të bëjmë”.

“Ne bëmë një kompromis dhe lejuam që Isa Mustafa të zgjedhë i pari ministrinë që dëshirojnë. Ata zgjodhën pikërisht MPB’në”, u shpreh Konjufca në Pressing.

Ai tha se VV ka propozuar ndarjet ministrore në mënyrë të barabartë, por Presidenti të jetë i padiskutueshëm.

“Ky është kompromisi jonë. Ndarja e ministrive 5 me 5 dhe kryeministri për kryeparlamentarin. Presidenti i padiskutueshëm”

Po ashtu, Konjufca ka thënë se dy anëtarë të VV’së do të jenë pjesë e kryesisë së Kuvendit pasi që i takojnë sipas Kushtetutës së Kosovës.

Ai ka thënë se gjatë negociatave për marrëveshjen e koalicionit, Vetëvendosja nuk ia ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës 7 ministri në këmbim të postit të presidentit.

“Nuk ia kemi kërkuar LDK’së 7 ministri në këmbim të postit të presidentit”, është shprehur Konjufca.

Ndryshe, LDK dhe VV nuk arritën të lidhin një marrëveshje të hënën për koalicion qeverisës pasi që LDK kërkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe postin e presidentit./GazetaExpress/

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim
Lajme

Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim

May 8, 2025
9
Lajçaku me opoziten u taku dje por jo edhe me Kurti, PSE ?
Lajme

LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti

May 8, 2025
20
A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin
Lajme

A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin

May 8, 2025
9
“Dehari e ka uzurpuar postin në mënyrë joligjore, çështja t’i drejtohet Kushtetueses”
Lajme

“Dehari e ka uzurpuar postin në mënyrë joligjore, çështja t’i drejtohet Kushtetueses”

May 8, 2025
14
Dënohet me burg Millorad Dodik u shpall fajtor
Lajme

Pas Vuçiqit edhe Millorad Dodik mbërrin në Moskë

May 8, 2025
9
Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?
Bota

Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?

May 8, 2025
31
Next Post
Në Universitetin “Haxhi Zeka” është mbajtë punëtoria për hartimin e Planit Strategjik 2020/2024

Në Universitetin “Haxhi Zeka” është mbajtë punëtoria për hartimin e Planit Strategjik 2020/2024

Më të fundit

  • Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim
  • LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti
  • A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi