Adriana Hoxhiq nga Partia Komuniteti i Bashkuar dhe Duda Balje nga Unioni Socialdemokrat janë përplasur mes vetë gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Frontal” në T7.
Derisa Balje i thotë se nuk ka të drejtë të punojë për boshnjakët, Hoxhiq i kërkon të mos flasë, përndryshe detyrohet të flasë edhe ajo.
“Duda mos m’shti mos ma qel gojën, me kallxu unë krejt, më mirë e ki rri rahat”, i thotë Hoxhiq.
Ndërsa, Balja i thotë se “ ti nuk ki obligim të punosh për boshnjakët”.
Më tutje ajo i tha Duda Baljes se ka me ardh koha kur ajo do ta sheh se çfarë do të bëj Hoxhiq.
“Hajt se ka me ardh koha. Ta kallxoj unë qefin ty, se ka me ardh koha ki me pa qa ka me ba unë për Prizrenin”, ka thënë Hoxhiq.
Hoxhiq gjatë kësaj interviste e ka akuzuar Duda Balje, se ka gënjyer për lajmet që partia e Hoxhiqit bashkëpunon me Listën Serbe
I gjithë ky debat erdhi pasi kryetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe.