Përparim Rama, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti është penduar pak orës pas deklaratës së ai është apartiak.
“Unë jam kandidat i LDK-së. Jam pjese e LDK-së ne kete garë. Garoj bashkë me listën e asambleistëve të LDK-së; shtëpisë politike të Republikës së Kosovës. Do të jem Kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës pa anime politike por me vizion të fortë e të qartë për Kryeqytetin, qytetin e të gjithëve”, ka shkruar ai në Facebook.
Pas deklaratës së tij se është partiak pati reagime edhe nga LDK-ja.
Ish-ministri dhe anëtari i LDK-së, Lutfi Zharku i ka reaguar kandidatit të partisë së tij, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.
Rama në një emision televiziv tha se është apartiak, anipse do të kandidojë për LDK-në në garën për kryetar të Prishtinës.
“Unë jam apolitik. Nuk jam i anëtarësuar në LDK, por do garojë kandidat i saj. Besoj fuqishëm në Lumirin, i cili po bën reformat e mëdhaja përbrenda LDK’së, e shoh si njeri vizionar, me ide përparimtare, interesi i tij shihet”, deklaroi ai.
Ndërsa, Zharku postoi një fotografi në Facebook, duke i kundërpërgjigjur atij, duke thënë se “është partiak dhe është LDK”.