Tre persona janë arrestuar pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një person.
Policia njofton se si pasojë e përleshjes, viktima ka pasur lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar K/Shqiptarë, të cilët për shkak të një përleshje të mëhershme e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.