Një përleshje mes Policisë së Kosovës dhe pronarëve të restoranit “Peshku” në Pejton të Prishtinës ka ndodhur para pak minutash,
Sinjali mëson se arsyeja e përleshjes ishte mosrespektimi i masave antiCOVID, me ç’rast ka mbetur i lënduar edhe zyrtari policor, Amir Hoxha.
Sipas këtyre burimeve, të lënduarit janë dërguar në Emergjencë të QKUK-së për trajtim mjekësor.
Për detaje të tjera, do të ju mbajë të informuar.