Dy persona të mitur kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (dyshohet thikë) dhe janë dërguar për tretman mjekësor, pas një përleshje që ka ndodhur sot mes disa personave, saktësisht në rrugën Prishtinë-Mitrovicë (te nënkalimi).
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se Policia ka arritur të identifikoj dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.
“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informacionin se në Milloshevë, saktësisht në rrugën Prishtinë-Mitrovicë (te nënkalimi), ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave. Në këtë rast janë lënduar dy persona ( të mitur), të cilët kanë marrë plagë nga një mjet i mprehtë (dyshohet thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arritur të identifikoj dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti.