Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 18:30, ka marrë një informatë për një plagosje me arme zjarri në rrugën”19 qershori” në Podujevë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:30, policia ka marrë një informatë për një plagosje me arme zjarri në rrugën”19 qershori” në Podujevë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.”, ka thënë ajo për Express.
“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin“, shtoi ajo.