Menjëherë pas konfirmimit të kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK-ja, kjo e fundit së bashku me kreun e partisë, e me Lutfi Hazirin, kanë zhvilluar një takim kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Takimi mes kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa dhe kryetrait të VV’së, Albin Kurti ka përfunduar pak minuta më parë.
Nga takimi tashmë kanë dalë edhe Mustafa e Kurti. Ata nuk kanë pranuar të flasin për media.
Ky takim është zhvilluar në hotel Sirius në Prishtinë.
Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe Glauk Konjufca dhe Besnik Bislimi.
Sot ndërkaq, Vjosa Osmani u zgjodh kandidate për kryeministre nga LDK-ja, pas një mbledhje që zgjati më shume se tre orë në selinë qendrore të kësaj partie.
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes Mustafa u largua nga selia me një veturë së bashku me Osmanin e Hazirin, derisa, besohet se menjëherë të tre këta shkuan në takim me Albin Kurtin.