Kuvendi i Kosovës ka përfunduar për sot seancën ku diskutua për projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani tha se janë 47 deputetë në sallë dhe nuk ka kuorum për ta votuar dhe propozoi që seanca të vazhdojë të enjten në ora 10:00, me pikat e mbetura, pasi të premten do të ketë seancë të re.
Këtë projektligj e kundërshtuan edhe Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada e SHBA-së dhe ajo e Zvicrës.