Ka përfunduar mbledhja mes kryeministrit Avdullah Hoti me ministrin e Arsimit Ramë Likaj, atë të Shëndetësisë Armend Zemaj dhe kryetarin e Asociocionit të Komunave, Sazan Ibrahimi.
Ky i fundit tha se sa i përket rihapjes së shkollave komunat kanë propozuar tri modalitete.
“Komunat do të kenë vendimmarrje për zbatimin e tri modaliteteve: I pari që të fillohet mësimi në shkolla; i dyti që varësisht prej situatës të mbahet mësimi në distancë dhe i treti që të mbahet mësimi online”, tha ai.
Komunat kërkuan nga Qeveria që këto rekomandime të kthehen në vendime në mënyrë që komunat të bëhen gati për fillimin e mësimi.t