Agim Bahtiri, njëri ndër anëtarët më të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se përfundimisht është konfirmuar se nuk ka koalicion mes partisë së Kurtit dhe Mustafës, duke shtuar se kjo i sjell fitore partisë së tij, shkruan Telegramisot.com.
“Përfundimisht u konfirmua se nuk ka asnjë koalicion mes partive kryesore, gjë që i garanton fitoren madhështore Lëvizjes VETËVENDOSJE!” shkroi Bahtiri.
Ai ka shtuar se Kurti është kryeministri i ardhshëm i Kosovës i cili e ka mbështetjen më të madhe të qytetarëve.
“Kosova tashmë e ka Kryeministrin në ardhje, që po e mbështesin qytetarët më shumë se gjithsecilin para tij” shkroi ai.
Bahtiri ka qenë pjesë e Aleancës Kosova e Re me të cilën edhe e fitoi qytetin e Mitrovicës. Sot, kryetari i komunës veriore të Kosovës është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.